A do të përsëritet viti 2011?! Regjistrimi ende me probleme, nga Enti thonë se aktivitetet po vazhdojnë

TË FUNDIT

Si vjen në oborr pa maskë, duhet të kesh maskë…
Regjistrues: Kam maskë, ja…
Q: Tani po e vendos, pse nuk e vendose para pak kohe…pse e kthen kokën, të pyes pse trokite në derën time pa maskë?
R: Por si, ja po vij me maskë…”

Me probleme të këtilla u ballafaquan disa nga regjistruesit pasi trokitën në derën e qytetarëve. Probleme kishte edhe kur ra sistemi, ndërsa u bllokua edhe aplikimi elektronik që duhej të restartohej. Më 8 shtator për shkak të festës, regjistrimi u ndërpre ndërsa këto ditë nuk dihet nëse po vazhon operacioni më i madh statistikor. Heshtje nga Enti për statistikë. Përpjekjet tona që të marrim informacion nëse zbatohet regjistrimi, dështuan! As drejtori Apostoll Simovski as zëvendësi i tij, Ilmi Selami nuk iu përgjigjën telefonatave tona e as mesazheve. Në faqen e Entit shtetëror në kumtesën e sotme thuhet se ende po zgjat mënjanimi i problemeve teknike ndërsa njëkohësisht thuhet se regjistrimi nuk është ndërprerë.

“Regjistrimi në teren vazhdon, aktivitetet nuk janë ndërprerë, po zbatohen me intensitet normal me qëllim që harmonizimi teknik të mbarojë sa më shpejtë që është e mundur, procesi të vazhdojë me intensitet të lartë ashtu siç ishte deri më tani. Kjo ndodhi për shkak të ndërhyrjeve teknike në softuerin për aplikim për regjistrimin. Përshtatet edhe ritmi i regjistrimit për shkak të mënjanimit të pengesave që e ngadalësuan aplikimin për regjistrim. Ekipi për mbështetje teknike të aktiviteteve gjatë regjistrimit punon për tejkalimin e problemit, që do të thotë se në afat të shkurtër të gjithë regjistruesit do të mund ta bëjnë punën e tyre në mënyrë të papenguar”, deklarojnë nga Enti Shtetëror për Statistikë.

Probleme teknike kishte edhe në ditën e dytë të regjistrimit, ndërsa njeriu i parë i Entit për statistikë Simovski tha se përgjigjen për këtë duhet ta kërkojmë në Qeveri. U përpoqëm ta kontaktojmë ministrin e drejtësisë Bojan Mariçiq por zëdhënësi i tij na tha se mbeten në qëndrimin e thënë në kumtesën e Entit për statistikë. Sipas informacioneve të fundit, deri më tani janë regjistruar mbi 200 mijë qytetarë, ndërsa në ditën e parë u lëvduan se janë regjistruar rreth 100 mijë qytetarë.