Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ishte sot i ftuar në emisionin 10Minuta në TV21. Ai shpjegoi edhe tarifat e reja të çmimit të energjisë elektrike të ndara sipas blloqeve. Sipas ministrit Bekteshi, 80 për qind e amvisërive përfitojnë nga çmimet e reja të ndara sipas këtyre blloqeve.
“Edhe konsumatorët që janë në bllokun 3, paguajnë çmimin e bllokut 1 dhe 2. Dmth. vetëm ata kilovatë që janë në kuadër të bllokut 3, janë pak më të lartë sesa të bllokut 2, prandaj për amvisëritë që mund të hyjnë në bllokun 3 gjatë periudhës së dimrit kemi marrë vendimin që të zvogëlohet blloku i parë në kuadër të metodologjisë për përcaktimin e çmimit. Përveç kësaj do të jetë dhe tarifa e lirë ditore, ku rreth 80 për qind e amvisërive do të paguajnë më pak dhe vetëm 15-20 për qind do të paguajnë energji më çmim më të lartë sepse janë konsumatorë të mëdhenj të energjisë elektrike”- sqaroi ministri Bekteshi.
