A do të mbetet ASH-ja pjesë e qeverisë nëse ndahet nga VLEN? Taravari: Për momentin, me Mickoskin raportet janë korrekte

TË FUNDIT

I pyetur nëse do të vazhdojë të jetë pjesë e qeverisë ASH-ja, në rast se ndahet nga koalicioni VLEN, Arben Taravari tha se për momentin kanë raporte të mira me Mickoskin, por që ASH-ja nuk e ka problem edhe daljen nga qeveria.

“Kjo është e parëndësishme, ne jemi pjesë e qeverisë, vazhdojmë ta japim kontributin tonë, nëse dikush mendon se nuk duhemi atje, nuk e kemi problem aspak. Unë mendoj se me kryeministrin Mickoski kemi raporte korrekte, besoj se do të vazhdojmë. Në moment që e shohim se diçka nuk shkon si duhet, atëherë e themi, atë dhe publikisht dalim, s’është asnjëfarë problemi, por për momentin raportet janë korrekte dhe besoj se vazhdojnë”, tha mes tjerash Taravari.