A do të mbajë dikush përgjegjësi për mungesën e librave? Ministrja e Arsimit zotohet se do të krijojnë një sistem më të qëndrueshëm

TË FUNDIT

Ankohen nxënësit e shkollave të vendit, për mos pasjen e librave shkollor. Drejtorët e shkollave heshtin, ndërsa nga MASH e drejton gishtin pikërisht nga ata, pasi siç thonë, si Ministri kanë shpërndarë nëpër shkolla aq libra sa janë kërkuar.

Por a do të mbaj dikush përgjegjësi për këtë keqmenaxhim!? Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, premton se do të krijojnë një sistem më të qëndrueshëm për furnizim me tekste shkollore.

“Ne do të vazhdojmë t’i precizojmë më tej rregulloret për t’u treguar qartë atyre se çfarë dhe si dhe në çfarë periudhe duhet të bëjnë në mënyrë që në të ardhmen të mos kemi probleme të tilla. Ne po kërkojmë dhe po gjejmë zgjidhje për disa nga problemet dhe do të jemi në gjendje të plotësojmë një numër të madh nxënësish në mënyra të ndryshme dhe në të ardhmen shpresoj se nuk do të kemi më probleme të tilla sepse besoj se tashmë po krijojmë një sistem të qëndrueshëm për furnizimin me tekste shkollore”, tha Janevska.

Nga mungesave e librave, nxënësit detyrohen të mësojnë nga interneti ose nga shënimet që marrin gjatë orëve mësimore.