A do të ketë reagim në rrugë zyrtare për deklaratën e Ministrit të Mbrojtjes të Bullgarisë Karakaçanov?

TË FUNDIT

I pyetur nga TV21, se a do të ketë reagim zyrtare apo notë proteste për deklaratën e Ministrit të Mbrojtjes të Bullgarisë Karakaçanav. Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani tha se nuk duhet të bëhemi pjesë e diskursit të brendshëm politik parazgjedhor në Bullgari, raporton TV21.

Sipas tij, reagimet do të shfrytëzoheshin në fushatë parazgjedhore në Bullgari.

“Unë mendoj që nuk duhet të jemi pjesë e diskursit të brendshëm politik parazgjedhor në Republikën e Bullgarisë. Intenca e këtyre deklaratave është pikërishtë kjo që pastaj reagimet tona të shfrytëzohen në kuadër të një ambienti të fushatës parazgjedhore në Bullgari. Nuk mendoj, kjo as na shërbën neve as që i shërben raporteve ndërfqinjësore dhe asaj që duhet të arrijmë bashkë ndërmjet dy vendeve”, deklaroi Bujar Osmani – Ministër i Punëve të Jashtme.

Minsitri i Mbrojtjes së Bullgarisë, Karakaçanov ditë më parë në një radio bullgare, deklaroi se nëse është e nevojshme do të dërgojnë edhe ushtri për t’i rrënuar monumentet.

“Nëse është e nevojshme do t’ua dërgojmë regjimentin inxhinierik për t’i hequr të gjitha përmendoret të cilat nuk kanë të bëjnë me faktet historike”, potencoi Krasimir Karakaçanov – Ministër i Mbrojtjes së Bullgarisë./TV21