A do të ketë protesta nga Fronti Europian? Aziri: Do t’i përdorim të gjitha mjetet që na i lejon ligji për të mbrojtur legjitimitetin

TË FUNDIT

Deputeti i Frontit Europian, Elmi Aziri tregoi për fushatën “A jeni gati” se çfarë veprime do të ndërmerren, përcjell TV21. Aziri tha se do t’i përmendin të gjitha dështimet e Qeverisë në 100 ditë qeverisje dhe do të vendoset për veprimet e mëtutjeshme. I pyetur nëse do të ketë protesta, Aziri tha se ende nuk janë është vendosur diçka e tillë por, siç tha, do t’i përdorin të gjitha mjetet që ua lejon ligji për të mbrojtur legjitimitetin.

“Nuk bisedohet për destabilizim përpos se në kokën e tyre. Absolutisht se shqiptarët nuk kanë nevojë e as nuk e kanë luksin për të destabilizuar. Shqiptarët kanë nevojë për qetësi, kushte më të mira të jetesës, demokraci, demokraci e cila po suspendohet në mënyrë arbitrare megjithatë, ne do t’i përdorim të gjitha instrumentet demokratike, ligjore që i lejon edhe ligji edhe kushtetuta, për ta mbrojtur të drejtën tonë për t’u organizuar politikisht dhe për ta mbrojtë të drejtën tonë që shqiptarët të vendosin vet se kush i përfaqëson në institucione Unë nuk mund në këtë moment ta konfirmoj një gjë të tillë sepse nuk ka ndonjë vendim por e thash se, të gjitha ato që na i lejon ligji ose kushtetuta ne do t’i shfrytëzojmë për realizimin e objektivit tonë madhor, legjitimitetin”, tha Elmi Aziri.