A do të ketë opozita shqiptare anëtar në KSHZ? Mexhiti: ASH-ja duhet ta lirojë vendin

TË FUNDIT

Opozita shqiptare ka filluar procedurë për përzgjedhjen e anëtarit në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve. Kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti thotë se kanë tre kuadro dhe së këto ditë do të propozojnë njërin nga ta. I vetmi problem sipas Mexhitit është që Aleanca për Shqiptarët ta lirojë vendin, meqë e njëjta është tërhequr nga opozita dhe është përfshirë në pushtet. E nëse kjo nuk ndodh, atëherë kjo për kreun e LD-së nënkupton tendencë për keqpërdorim të zgjedhjeve të ardhshme.

“Po e them si e zgjidhni me KShZ-në?

E kemi zgjedh.

Kur kismet?

Duhet vetëm që ASh ta lirojë vendin.

A po prisni që Aleanca vërtet ta lirojë vendin?

Jo po aty ka procedurë dhe argumentet janë sepse për atë funksionon KShZ, për balancim të forcave të luftojnë me argumente… sepse tjetra do të jetë tendencë për vjedhje në zgjedhjet e ardhshme, nëse nuk e lirojnë vendin. Nëse duan ta paraqesin veten edhe si pozitë edhe opozitë unë aty shoh vetëm keqpërdorim të zgjedhjeve të ardhshme.”- deklaroi Izet Mexhiti – kryetar i LD.

 

 

Në KShZ, BDI dhe ASH kanë përfaqësues si partitë më të mëdha shqiptare , por tashmë të dyja janë në pushtet. TV21 pyeti në këtë parti se a do t’ia lirojë vendin bllokut të opozitar, e prej atje pa dhënë shumë detaje u përgjigjën shumë shkurt.

 

“Anëtarit të ASh-së në KQZ i është ndërprerë mandati prej momentit kur është zgjedhur Ministër i Drejtësisë nga ana e Kuvendit të RMV-së.”- thanë nga Aleanca për Shqiptarët.

 

 

Kodi zgjedhor parasheh që të bëhet rotacion i anëtarëve nëse bëhet ndërrimi i partive në pushtet dhe opozitë. I ngelet kryetarit të Kuvendit që të shpall konkurs dhe të kërkojë anëtar nga ajo parti.