A do të ketë ndryshime në Kryesinë e BDI-së? Blerim Bexheti: Sigurisht se po

TË FUNDIT

Blerim Bexheti nga BDI tha se do të ketë reforma rrënjësore në kryesinë e BDI-së, duke përfshirë edhe anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm, përcjell TV21.

Bexheti tha se brenda partisë do të ketë freskime dhe shtoi se në vazhdimësi, BDI në çdo Kongres ka pasur ndryshime.

“Sigurisht se do të ketë ndryshime edhe në kryesi. Nëse flitet për ndryshime në pozicione nënkryetar, sekretar, flitet për ndryshime në kryesi. Bile do të ketë ndryshime edhe në anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm si organ më i lartë mes dy Kongreseve. Sigurisht se do të ketë ndryshime”, deklaroi Bexheti.