Kriteret konkrete për mënyrën se si do të bëhet rishpërndarja e administratorëve joefikasë në sektorin privat, do të caktohen deri në fund të vitit. Deri atëherë do të bëhen analiza dhe do të konsultohen afaristë dhe sindikata për kriteret mbi të cilat do të zhvillohet i gjithë procesi. Ministri Mançevski zbuloi se sa nëpunës administrativ do të transferohen.
Kryetari i Odës Ekonomike, Branko Azeski, deklaroi se kanë nevojë për çdolloj profili punëtorësh.
dhe se secili që ka vullnet të rikualifikohet do të transferohet.
Deri më tani janë paraparë disa masa: sektori privat të ofrojë rroga më të larta për të punësuarin, shteti t’i paguajë kontributet për të punësuarin për një periudhë të caktuar kohore, shteti ta paguajë rikualifikimin në pajtueshmëri me nevojat e sektorit privat me propozim të njërës prej odave, kurse pakoja e tretë është kompensim sipas vullnetit të vet.
