A do ta njohë Palestina pavarësinë e Kosovës? Ja çfarë thotë ambasadori palestinez në Shqipëri

TË FUNDIT

Ambasadori i Palestinës në Tiranë, Sami Mhanna, ka thënë se vendi i tij nuk e njeh Kosovën për shkak të hapjes së ambasadës në Jerusalem. Ai ka thënë për Top Channel, se megjithatë, nuk i dihet kurrë nëse vendi i tij do të ndryshojë qëndrim ose jo.

“Sa i përket njohjes së Kosovës kësaj nuk i dihet kurrë. Palestinezët dhe qeveria e Palestinës nuk kanë asgjë kundër Kosovës dhe popullit të Kosovës. E kam thënë shumë herë më parë në intervista, dhe shumë njerëz janë zemëruar me mua. I kam parë komentet, jam përballur me kritika. Unë kam folur nga këndvështrimi i qeverisë sime… Çështja e zhvendosjes ose më saktë themelimi i Ambasadës së Kosovës në Jerusalem”, ka thënë ai.
Mhanna përmendi edhe një deklaratë që i atribuohet presidentit palestinez, Mahmoud Abbas, i cili është cituar të ketë thënë se vendi i tij nuk e njeh Kosovën për shkak të Serbisë.

“Kështu është thënë, por ai nuk e ka thënë atë gjë. Të gjitha ato raporte kanë qenë të gabuara. Çështja e Kosovës ka qenë e lidhur me të drejtën ndërkombëtare, kështu e di unë”, tha Mhanna.