A do ta “mbijetojë” Dimitrovi interpelancën?

TË FUNDIT

Në Kuvend u debatua për interpelancën ndaj zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov. Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski, duke i shpjeguar arsyet për dorëzim të kësaj interpelance, theksoi se pret që e njëjta të pranohet, për shkak të, siç tha, fiaskos me eurointegrimet e vendit, që është në kundërshtim me të gjitha premtimet e shumicës qeverisëse.
-Premtimi kryesor i shumicës qeverisëse ishte se vendi do t’i startojë negociatat për anëtarësim në BE.
Fakti që në fillim të shkurtit të vitit 2021 debatojmë këtu në Kuvend në kushte kur Maqedonia fare nuk i ka filluar negociatat aderuese dhe fakti që ende nuk dihet kur dhe nëse do t’i çelim, është fiaskoja më e madhe që ka mundur t’i ndodhë kësaj Qeverie, tha Nikollovski, duke shtuar se për gjendjen e tillë më përgjegjës janë Dimitrovi dhe kryetari i Qeverisë. Kjo është hera e tretë që brenda tre viteve VMRO-DPMNE të dorëzojë interpelancë ndaj Dimitrovit. Para disa ditësh partia opozitare paralajmëroi interpelancë edhe për zëvendëskryeministrin për luftë kundër korrupsionit, Lupço Nikollovski dhe ministrin e Drejtësisë, Bojan Mariçiq.