Ministria e Kulturës ka njoftuar në një publikim të sajin në rrjetin social Facebook, se ka përfunduar inventarizimi dhe katalogimi i 790 objekteve arkeologjike të Fondit Muzeor Butrint në jug të vendit.
Sakaq në vijim të njoftimit të MK-së shtohet se ky proces i përfunduar ka sjellë një fond muzeor të trashëgimisë arkeologjike të dokumentuar konform standardeve bashkëkohore të dokumentimit dhe kuadrit ligjor duke plotësuar të gjitha kërkesat që nevojiten për një objekt.
