Shënohet 100 vjetori i krimeve kundër armenëve

TË FUNDIT

Me anë të ceremonive të ndyshme anembanë Armenisë sot po kujtohet 100 vjetori i krimeve kundër popullatës armene, të kryera nga forcat osmane në vitin 1915.

Këto krime, gjatë së cilave sipas burimeve armene janë vrarë mbi 1.5 milionë njerëz, janë cilësuar si gjenocid nga armenët, akuzë kjo e cila mohohet nga Turqia, e cila thotë se bëhet fjalë për një luftë qytetare, gjatë së cilës kanë humbur jetën shumë armenë dhe shumë turqë.
Ankaraja gjithashtu nuk pranon pretendimet se gjatë kësaj fushate janë vrarë 1.5 milionë armenë./21 Media/