A do të kemi El Clasico në gjysmëfinalen e Championsit?

TË FUNDIT

Katër skuadrat e kualifikuar në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve sot do të mësojnë kundërshtarët e radhës në garën elitare evropiane.

Real Madrid, Barcelona, Bayern Munich dhe Juventus janë skuadra që janë kualifikuar në këtë rreth të garave. Sot në Nyon të Zvicrës do të bëhet tërheqja e shortit të gjysmëfinales, dhe është e mundur që në këtë rund të garave të kemi El Clasicon në mes Barcelonës dhe Real Madridit. Pavarësisht se kush më kë do të ndeshet, një gjë është e sigurt se gjysmëfinalet e Championsit do të prodhojnë futboll të bukur për shkak së në këtë rreth të garave janë kualifikuar top-klubet e mëdha evropiane.