Konfiskohen armë në Prizren

TË FUNDIT

Policia e Prizrenit njofton se pas analizimit të një informate inteligjente, policia në Prizren ka zbatuar një urdhër kontroll të lëshuar nga Gjykata Themelore me qëllim gjetjen dhe sekuestrimin e armëve ilegale.
Operacioni ka filluar rreth orës 11:00 minuta në fshatin Planjan me ç’ rast janë kontrolluar dy shtëpi banimi të dy personave të dyshuar. Në cilësi të provës materiale janë sekuestruar: një kallashnikov, një pushkë e modelit M 056, një pistoletë M991, dy pushkë gjahu, tre kondakë të pushkëve automatike , një pushkë ajrore dhe municione të llojeve të ndryshme 86 copë.

Operacioni ka përfunduar rreth orës 12:00. Për gjetjet është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhër që i dyshuari S. Saljiji të ndalet nën masën e arrestit policor për 48 orë ndërsa i dyshuari i dytë S. S. pas intervistës është liruar në procedurë të rregullt.