Hapet edhe një vendkalim kufitar me Serbinë

TË FUNDIT

Në veri të Kosovës tanimë ekzistojnë vendkalime kufitare që gjenden në rrugën magjistrale Rashka-Leposaviq-Mitrovicë, si dhe në Bërnjak në komunën e Zubin Potokut, në rrugën Ribare-Mitrovicë.
Këto dy vendkalime janë integruar dhe në to punojnë bashkërisht pjesëtarët e MUP-it të Serbisë, të Policisë së Kosovës si dhe Doganës së Serbisë.
Kur hapet edhe vendkalimi i ri afër Banjskës, e të cilin e ka paralajmëruar kryeministri serb Aleksander Vuçiq pas bisedimeve të mbrëmshme në Bruksel, atëherë dy vendkalimeve të tjera do t’iu shtohet edhe i treti ndërmjet Serbisë Qendrore dhe veriut të Kosovës.
Ky vendkalim i cili do të jetë ndërmjet Leposaviqit dhe Novi Pazarit deri më tani ka qenë “alaternativ” që ka shërbyer për shverc e mall të kontrabanduar ndërmjet dy vendeve.

Ndryshe, qytetarët e Serbisë Qendrore në këto vendkalime kufitare deri më tani kanë kaluar vetëm me letërnjoftime, ndërkaq që ende nuk ka filluar zbatimi i pages së sigurimit për automjetete me targa të Serbisë.

Shefja e Komunës Administrative të Mitrovicës së Veriut, Adrijana Hoxhiq ka përshendetur sot marrëveshjen më të re ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për hapjen e vendkalimeve të reja ndërmjet dy vendeve.
” Të sohim se si do të zbatohen në terren marrëveshjet e djeshme në Bruksel”, i ka deklaruar Haxhiq agjencisë serbe të lajmeve Tanjug.

Kosova dhe Serbia i kanë gjithsej gjashtë vendkalime administrative kufitare.