Konflikti SHBA-Rusi do të vazhdojë deri në vitin 2024

TË FUNDIT

Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin që konflikti me Rusinë të zgjasë deri në vitin 2024 dhe se ai me kalimin e kohës do të përhapet në të gjitha anët dhe për këtë arsye Uashingtoni dëshiron të sigurojë mbështetjen e aleatëve të vet në radhët e Bashkimit Evropian.

Siç njoftoi gazeta italiane, La Stampa, për këtë arsye në Uashington është përgatitur një plan i aksionit, nga asistentja e Presidentit amerikan Barak Obama, Selest Valander dhe ky plan i është përcjellë qeverive të Evropës, me qëllim të koordinimit të veprimeve.
Në dokument theksohet se diplomatët amerikanë janë të mendimit se Rusia ka ndryshuar pozicionin e saj pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik dhe se tani me dhunë po tenton të mbrojë interesat e veta kombëtare./21 Media/