Carlos Tevez është lider në listën e golashënuesve në Seria A. Sulmuesi argjentinas ka shënuar deri tash 18 gola, dy më shumë së përcjellësit e tij.
Përderisa Tevez shëni në fundjavë kundër Lazios, në anën tjetër Icardi i Interit dhe Menez i Milanit nuk shënuan dhe në këtë mënyre kanë mbetur në listën e 16 golave të shënuara. Po ashtu edhe Toni dhe Dybala nuk shënuan në fundjavën që e lamë pas.
Lista e golashënuesve
1.Carlos Tevez (Juventus) 18 gola
2.Mauro Icardi (Inter) 16
3.Jeremy Menez (Milan) 16
4.Luca Toni (Helas Verona) 15
5.Paulo Dybala (Palermo) 13

