Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira të pakta deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa në disa pjesë të perëndimit herë pas here e përforcuar nga drejtimi perëndimor. Temperatura minimale do të lëvizë nga 5 deri në 11, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 15 deri në 20 gradë Celsius.
Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe me vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët nga drejtime të ndryshueshme. Temperatura minimale do të zbresë në 7, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 17 gradë Celsius.
Nga e mërkura, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, me reshje lokale të herëpashershme të shiut dhe intensitet të ndryshëm. Nën ndikimin e qarkullimit të masave ajrore nga jugu, temperaturat do të shënojnë rritje graduale dhe do të jenë mbi mesataren për këtë periudhë të vitit.
Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar, ndërsa të mërkurën dhe të enjten, në pjesët perëndimore, herë pas here do të jetë e fuqishme nga drejtimi jugor, me shpejtësi mbi 80 km/h.
