Prodhuesi gjerman i automjeteve “Mercedes-Benz” po shqyrton mundësinë e mbylljes së fabrikave në Gjermani, deklaroi anëtarja e bordit të kompanisë, Britta Seeger.
Në një intervistë, Seeger tha se „Mercedes-Benz“ është i detyruar të shqyrtojë konkretisht dhe në detaje se cilat lokacione në Gjermani mund t’i mbajë.
“Të gjithë dëshirojmë të shmangim mbylljen e fabrikave me çdo kusht. Fatkeqësisht, tani duhet ta shqyrtojmë më konkretisht edhe këtë mundësi”, shtoi ajo.
Ajo theksoi se synimi është hartimi i përbashkët i një pakete masash që do të sillnin rezultate konkrete, duke qenë njëkohësisht të pranueshme nga shoqëria.
Megjithatë, duket pak e mundshme që së shpejti të arrihet një marrëveshje me sindikatat dhe përfaqësuesit e punonjësve, raportoi agjencia gjermane e lajmeve DPA.
Ndërkohë, Michael Schiebe, drejtor i prodhimit në “Mercedes-Benz”, deklaroi se për shkak të strukturës aktuale të kostove, investimet në Gjermani nuk janë të mundshme. Ai bëri të ditur se menaxhmenti ka vendosur bashkërisht të pezullojë të gjitha investimet e mëtejshme në fabrikat gjermane.
