Melania Trump shet zbukurimin e Krishtlindjeve për 90 dollarë, çmimi shokoi amerikanët

TË FUNDIT

Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump, ka prezantuar koleksionin e ri të zbukurimeve për Krishtlindjet e vitit 2026, por vëmendjen më të madhe e ka tërhequr çmimi i tyre.

Një prej zbukurimeve, i quajtur “The Starlight Star”, kushton 90 dollarë. Ai është punuar nga bronzi dhe smalti, prodhohet me dorë në SHBA dhe mban nënshkrimin e Melania Trump. Blerësit përfitojnë edhe një objekt digjital koleksionues.

Koleksioni përfshin edhe zbukurime të frymëzuara nga simbole të njohura amerikane, si Statuja e Lirisë, Empire State Building dhe mali Rushmore. Çmimet variojnë nga 75 deri në 90 dollarë.

Edhe pse disa përdorues e kanë vlerësuar dizajnin, shumë të tjerë e konsiderojnë çmimin tepër të lartë për familjet e zakonshme amerikane.

„Është e bukur, por punëtori mesatar amerikan nuk mund ta përballojë“, shkroi një përdorues, ndërsa një tjetër komentoi: „Seriozisht, 90 dollarë? Më mirë po heq dorë“.