Inflacioni vjetor arriti në 3,3 për qind! Në tetor 0,4 për qind krahasuar me shtatorin

TË FUNDIT

Shpenzimet e jetesës në tetor shënuan rritje prej 0,4 për qind krahasuar me shtatorin, ndërsa inflacioni vjetor arriti në 3,3 për qind, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave. Shtrenjtimi më i madh mujor është regjistruar te pijet alkoolike dhe duhani, me 2,5 për qind. Ushqimet dhe pijet joalkoolike janë shtrenjtuar për 0,7 për qind, ndërsa veshmbathja dhe këpucët për 1,2 për qind.

Nga ana tjetër, ulje e çmimeve është vërejtur te orenditë dhe pajisjet shtëpiake për 1,3 për qind, si dhe te restorantet dhe shërbimet e akomodimit. Ndërkaq, çmimet me pakicë në nivel vjetor shënuan rritje prej 3,2 për qind.