Nga Kosova në skenën evropiane, Besfort Zeneli shkëlqen me dy gola ndaj Celta Vigos!

TË FUNDIT

Besfort Zeneli ka zhvilluar një paraqitje fantastike në Ligën e Evropës, duke u bërë protagonist kryesor në përballjen mes Royale Union SG dhe Celta Vigos.

Ish-futbollisti i Kosovës ishte vendimtar për skuadrën e tij, duke shënuar të dy golat që i mundësuan Union SG-së të përmbysë rezultatin.

Fillimisht, Zeneli realizoi në minutën e 35-të, pas një harkimi të bukur nga Zorgane. Ai pranoi topin dhe me një goditje të saktë mposhti portierin kundërshtar.

Shkëlqimin e vazhdoi edhe në pjesën e dytë. Në minutën e 49-të, pas një bashkëpunimi të shkëlqyer me Rodriguezin, Zeneli realizoi golin e dytë personal.

Me këtë paraqitje, mesfushori po vazhdon të dëshmojë formën e mirë te Royale Union SG.

Ndërkohë, paraqitjet e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re as në nivel ndërkombëtar, pasi Zeneli është ftuar nga Kombëtarja e Suedisë për dy ndeshjet e muajit nëntor.