Ankesa nga pacientët për barin “Dekortin” / Klekovski: nuk prodhohet më, kemi siguruar terapi alternative

TË FUNDIT

“Çfarë mund të bëj një shtet, një ministri nëse dikush e ndërpret prodhimin e një ilaçi dhe nuk e sjell në atë vend”, tha Sasho Klekovski, ministër i Shëndetësisë.

Kështu u përgjigj Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski në ankesat e Shoqatës për sëmundje të rralla “Jeta me Sfida”, prej ku thonë se pacientët që vuajnë nga distrofia muskulore kanë mbetur pa barin Dekortin, të cilin e përdornin prej vitesh. Sipas shoqatës, bari është tërhequr nga përdorimi pa u njoftuar paraprakisht as pacientët dhe as mjekët, duke ngritur shqetësime për vazhdimësinë e trajtimit të tyre.

Autoritetet shëndetësore kanë siguruar një bar alternative për zëvendësimin e Dekortinit, sepse siç njoftojnë, ai bar nuk prodhohet më.

Rritja e qasjes në barna, reforma e ndihmës së shpejtë, rinovimi i spitaleve dhe digjitalizimi i shëndetësisë janë disa nga projektet për të cilat foli ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski në brifingun me gazetarët. Ministri bëri të ditur se lista e re esenciale përfshin 392 barna, prej të cilave 193 janë të reja.