Bullgaria ndalon një ngarkesë me 19 tonë mollë nga Maqedonia e Veriut, shkak mbetjet e pesticideve, përcjell TV21. Agjencia Bullgare për Sigurinë Ushqimore (BABH) ka ndaluar hyrjen në Bullgari të një ngarkese me mollë nga Maqedonia e Veriut, pasi analizat laboratorike kanë treguar nivele të mbetjeve të pesticideve mbi kufijtë maksimalë të lejuar.
Ngarkesa, me peshë të përgjithshme prej 19.350 kilogramësh, do të kthehet në Maqedoninë e Veriut. Sipas njoftimit të agjencisë bullgare, analizat kanë konstatuar përqendrim të pesticideve mbi kufijtë e përcaktuar me ligj, për çka molla nuk i plotëson standardet e sigurisë ushqimore.
Ngarkesa është zbuluar gjatë kontrolleve të shtuara që autoritetet bullgare po kryejnë ndaj frutave dhe perimeve të freskëta të importuara në Bullgari.
