Më 1 nëntor 2026, rreth orës 00:40, në Gostivar, zyrtarët policorë të Njësisë Policore të Gostivarit kanë privuar nga liria një person 48-vjeçar me inicialet S.J., pasi gjatë kontrollit ndaj tij është gjetur dhe sekuestruar një substancë pluhurore e bardhë, si dhe marihuanë.
Me urdhër të gjykatës, më vonë është realizuar edhe bastisje në shtëpinë e të dyshuarit dhe në ambientet ndihmëse, ku policia ka gjetur dhe sekuestruar sasi të marihuanës dhe një peshore digjitale.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personit në fjalë do të parashtrohet kallëzim përkatës.
