Katër persona janë privuar nga liria në lidhje me dy grabitjet me pasojë vdekjen në Shkup, njoftuan pasditen e sotme nga Ministria e Punëve të Brendshme. Sektori për Punë të Brendshme – Shkup, gjatë ditës së djeshme, ka privuar nga liria katër persona, të gjithë nga Strumica, të cilët dyshohen për dy veprat penale të grabitjes me pasojë vdekjen, të kryera në territorin e lagjeve Hrom dhe Gjorçe Petrov të Shkupit, më datat 22 dhe 27 të këtij muaji, konfirmuan nga MPB-ja.
Siç shtohet në njoftim, në koordinim dhe me urdhra të lëshuar nga Prokuroria Themelore– Shkup, me qëllim të kompletimit të të gjithë materialit provues për procedurën e mëtejshme, për personat është kërkuar paraburgim afatshkurtër, pas së cilës do të paraqitet kallëzim penal përkatës.
