Pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare në Izrael ka arritur në 77.7% deri në orën 22:00 (21:00 me orën tonë lokale), kur 5 695 682 qytetarë kishin votuar, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Kjo shifër është dukshëm më e lartë se në zgjedhjet e vitit 2022, kur pjesëmarrja në të njëjtën orë ishte 70.6%.
Bëhet fjalë për nivelin më të lartë të pjesëmarrjes në këtë orë që nga viti 1999.
Të dhënat janë pothuajse përfundimtare, pasi qendrat e votimit u mbyllën në orën 22:00, por votimi vijoi edhe më pas në vendet ku kishte ende radhë qytetarësh që prisnin të votonin.
Ndërkohë, kryeministri Benjamin Netanyahu pritet të zhvillojë konsultime telefonike me drejtuesit e partive të koalicionit të tij.
Konsultime të ngjashme pritet të zhvillojë edhe blloku opozitar.
