Në Sallën e Kristaltë të Kuvendit u nda çmimi shtetëror „23 Tetori“ për vitin 2026, për arritje shumëvjeçare në fushën e shkencës, kulturës dhe arsimit, si dhe për mbrojtjen e interesave shtetërore dhe promovimin e trashëgimisë kulturore-historike, përcjell TV21. Për arritje në fushën e kulturës dhe artit, çmimi iu nda aktorit Gjorgji Jolevski. Në fushën e shkencës, fitues janë profesor doktor Stojko Stojkov, historian, dhe profesor doktor Viktor Lilçiç Adams, arkeolog. Çmimi „23 Tetori“ ndahet për arritje të veçanta me interes publik për shtetin.
