Këshilli Gjyqësor ka shqyrtuar situatën në Gjykatën Themelore të Kumanovës, pas reagimit të sindikatës AOGJSH për pretendimet për fyerje dhe trajtim të papërshtatshëm ndaj të punësuarve nga ana e kryetares së gjykatës. Anëtari i Këshillit, Ivica Nikolovski, tha se institucioni prej një periudhe më të gjatë po i ndjek zhvillimet dhe se tashmë janë formuar dy komisione për përcaktimin e gjendjes faktike. Ai bëri të ditur se raportet e komisioneve janë drejt përfundimit dhe pritet të shqyrtohen në një nga seancat e ardhshme. Ndërkohë, në Këshill kanë arritur edhe informacione dhe parashtresa shtesë nga palët e përfshira, ndërsa pas analizimit të të gjitha të dhënave do të vendoset për hapat e mëtejshëm.
