“Ta solla porosinë”, polici turk shtiret si korrier dhe kap me lehtësi të shumëkërkuarin

TË FUNDIT

Policia turke ka përdorur një metodë të pazakontë për të arrestuar një burrë që kërkohej prej tre vitesh. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, një oficer shihet para derës së të dyshuarit duke u shtirur si korrier.

“Vëlla, ta solla porosinë”, dëgjohet të thotë oficeri, i cili mban helmetë për t’u maskuar.

Sapo dera u hap, ai dhe kolegët e tij ndërhynë me forcë, hynë në banesë dhe e prangosën të kërkuarin.

“Qetësohu, mos rezisto”, dëgjohen policët duke i thënë personit të arrestuar, i cili rezulton të jetë i dënuar me burg për mashtrim.