Grubi del nga arresti shtëpiak, pritet vendimi për pasaportën

TË FUNDIT

Ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi nga sot nuk është më në arrest shtëpiak, pasi ka skaduar afati ligjor prej 60 ditësh nga dorëzimi i aktakuzës. Ende nuk ka vendim për kërkesën e tij për kthimin e pasaportës. Mbrojtja ka ofruar garanci në patundshmëri në vlerë prej mbi 335 mijë eurosh, ndërsa pritet prononcimi i Prokurorisë Themelore në Shkup. Grubi akuzohet në rastin “Lotaria Shtetërore”, së bashku me shtatë persona të tjerë, përfshirë ish-drejtorin Përparim Bajrami. Sipas aktakuzës, veprimet e dyshuara gjatë viteve 2023 dhe 2024 i kanë shkaktuar Lotarisë Shtetërore dëm prej 9.7 milionë eurosh.