Gati se i gjithë Koçani sot është në protestë. Qytetarët kërkojnë përgjegjësi për vdekjen e deri tani, 59 personave nga djegia e diskotekës “Puls”. Në Marsh, protestuesit brohoritën “vrasës, vrasës”.
Protestuesit shkuan edhe te godina e komunës, ku filluan të gjuajnë me gjësende të ndryshme në drejtim të objektit, deri sa kërkonin që të paraqitet kreu i komunës Lupço Papazov, i cili sot edhe njoftoi se tashmë ka dhënë dorëheqje. Ndërkaq, ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski tha se Papazov mbrëmë ka qenë në bisedë informative në Polici.
