Tensione në Detin e Kinës Jugore

TË FUNDIT

Të hënën herët në mëngjes, anija 4410 e Rojes Bregdetare të Filipineve shkaktoi një përplasje me një anije kineze në ujërat detare pranë Xianbin Jiao, dhe më vonë u fut edhe në ujërat e Renai Jiao.

Duke komentuar për këtë ngjarje, Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës tha të hënën se pala filipinase mban të gjithë përgjegjësinë për përplasjen e anijeve dhe që Kina do të vazhdojë të marrë masa të vendosura sipas ligjit për të mbrojtur sovranitetin territorial dhe të drejtat e interesat detare të saj, si edhe “Deklaratën e sjelljes së palëve në Detin e Kinës Jugore”.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës u kërkoi gjithashtu Filipineve të respektojnë marrëveshjen e përkohshme të arritur me Kinën dhe të mos e ndërlikojnë situatën, duke punuar me palën kineze për ta trajtuar siç duhet situatën detare