Reforma me synim për të krijuar forcë të re lëvizëse për rritjen ekonomike globale

TË FUNDIT

Thellimi i reformave në Kinë ka synim çuarjen përpara të modernizimit për të krijuar një forcë të re nxitëse për rritjen ekonomike globale.

Përparimi i qëndrueshëm ekonomik e shoqëror i Kinës, i shoqëruar me përmirësime në qeverisje, ka kontribuuar në ekonominë globale.

Në sfondin e një ekonomie të ngadaltë globale, Kina ka vazhduar të sjellë energji pozitive. Përqindja e saj në ekonominë globale ka ardhur duke u rritur çdo vit që nga viti 2012. Nga viti 2013 deri më 2021, kontributi mesatari Kinës në rritjen ekonomike globale u rendit vazhdimisht i pari, duke tejkaluar kontributet e kombinuara të Grupit të Shtatë Vendeve (G7).

Sipas një raporti publikuar së fundi ,një ekonomi kineze më efikase e më energjike do të bëhet lokomotivë e rritjes ekonomike globale , i sjellë nga thellimi gjithëpërfshirës i reformës, e ka nxitur shumë zhvillimin ekonomik global.

Nga nisma “Një brez, një rrugë” e Banka Aziatike e Investimeve Infrastrukturore tek ekspozitat kryesore ndërkombëtare si Ekspozita Ndërkombëtare e Importit e Kinës dhe Panairi i Kantonit, përpjekjet aktive të Kinës kanë forcuar zërin e tregjeve të reja dhe të vendeve në zhvillim ,duke i ndihmuar ato të tërheqin vëmendje më të madhe , thuhet në raport.