Kina angazhohet përmes planesh konkrete në mbrojtjen e mjedisit

TË FUNDIT

Kina po i jep gjithnjë e më shumë prioritet pjesëmarrjes aktive në mbrojtjen e mjedisit ekologjik detar, gjë që është jetike për nismat e saj për t’u bërë një vend i bukur dhe një vend i fortë detar, vihet në dukje në librin e bardhë të publikuar së fundi.

Përgjatë viteve, Kina i ka dhënë përparësi ruajtjes së mjedisit dhe ka zbatuar një qeverisje sistematike të mjedisit, duke koordinuar përpjekjet për zhvillimin e mbrojtjen dhe duke mbështetur zhvillimin me cilësi të lartë me anë të mbrojtjes së mjedisit të nivelit të lartë, për të formuar një mjedis ekologjik detar të bashkëjetesës harmonike ndërmjet njerëzve dhe oqeanit, nënvizohet në dokument.

Falë punës së palodhur ndër vite, mjedisi ekologjik detar i Kinës ka pasur përmirësim të gjithanshëm, me rritje të dukshme të kapacitetit të shërbimeve dhe të funksioneve të ekosistemit në zona të caktuara detare, theksohet në librin e bardhë, duke shtuar më tej: “Këto arritje janë një dëshmi e angazhimit të vendit për mbrojtjen e mjedisit ekologjik detar”.
Kina ka demonstruar angazhimin e saj si një vend i madh e i përgjegjshëm, duke promovuar në mënyrë aktive bashkëpunimin ndërkombëtar për mbrojtjen e mjedisit detar, duke përmbushur me besnikëri përgjegjësitë dhe detyrimet e saj sipas konventave ndërkombëtare dhe duke kontribuuar me zgjidhjet e forcën kineze në qeverisjen globale të mjedisit .