Zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq tha se presidenti serb Aleksandar Vuçiq është kërcënuar me vdekje. Për mediat, Daçiq u shpreh se autori u identifikua si Dragan Mijatoviq nga Sombori, i cili është arrestuar.
“Për shkak të kërcënimit të sigurisë së Presidentit të Republikës, është arrestuar Dragan Mijatoviq nga Sombori dhe i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet dje në njoftimin e ministrisë së Brendshme serbe.
Mijatoviqi ka kërcënuar Vuçiqin duke i përmendur sulmin që iu bë kryeministrit sllovak Robert Fico, ku ka komentuar në një postim të tij “Kjo ishte një provë për vrasjen tuaj!”.
Kjo nuk është hera e parë që presidenti i Serbisë merr kërcënime me vdekje.
