Vjosa Osmani në mësim për të pilotuar! A do të blejë Kosova helikopterë nga kompania amerikane BELL?

TË FUNDIT

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron në Teksas të SHBA-së, ndërsa sot ajo ndau një video duke bashkë pilotuar një helikopter gjatë vizitës së kompanisë së helikopterëve “BELL”, përcjell TV21.

“Në Fort Worth Teksas, vizita në kompaninë e helikopterëve Bell dhe mësimi i parë në pilotim të helikopterit me pilotin më me përvojë të kompanisë, Joseph Decapite, i cili kishte shërbyer në Kosovë para 15 vitesh si pjesë e ushtrisë amerikane”, ka shkruar Osmani në mbishkrim të videos.

Presidentja e Kosovës është edhe komandante supreme e Forcës së Sigurisë së Kosovës, që tashmë ka hyrë në vitin e gjashtë të planit dhjetëvjeçar për transformimin në ushtri me kapacitete të plota, pani sipas autoriteteve tashmë është në fazën e dytë.

Sipas Planit të Tranzicionit, në fazën e tretë dhe të fundit të transformimit të FSK-së – që nis nga viti 2025 e përfundon më 2028 – pritet që të ngriten kapacitetet ajrore, siç është blerja e helikopterëve dhe mjeteve të tjera ajrore.