“Zëri i evropianëve është dëgjuar” – Vjosa Osmani falënderon deputetët që votuan pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare

TË FUNDIT

Pasi u votua “Pro” që Kosova të bëhet anëtare në Asamblenë Parlamentare, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka falënderuar të gjithë deputetët dhe tha se zëri i evropianëve është dëgjuar.

“Zëri i evropianëve është dëgjuar! Faleminderit të gjithëve deputetëve që votuan pro anëtarësimit të Kosovës sot në Asamblenë Parlamentare. Një falënderim i madh për delegacionin tonë dhe të gjithë ata që mbështesin vazhdimisht popullin e Kosovës. Edhe një hap!”, ka shkruar Osmani në “X”.