Një vajzë nga Kosova, e plagosur në sulmin në Finlandë

TË FUNDIT

Ministria e Punëve të Jashtme ka konfirmuar se në mesin e të plagosurve nga sulmi në Finlandë në një shkollë është edhe një vajzë shqiptare nga Kosova.

“Në lidhje me ngjarjen tragjike që ndodhi sot në qytetin Vanta, respektivisht shkollën Viertola, ku u vra një person dhe dy të tjerë u plagosën, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nëpërmjet Ambasadës së Republikës së Kosovës në Stokholm ka arritur që të konfirmojë nga familjarët se në mesin e të plagosurve është edhe një vajzë shqiptare nga Kosova”, thuhet në njoftim.

Ministria e Punëve të Jashtme nuk ka dhënë detaje mbi gjendjen shëndetësore të vajzës, por sipas raportimeve të Reuters, gjendja e dy fëmijëve të plagosur është e rëndë.

____________________

Vdiq njëri nga tre fëmijët e plagosur në një shkollë në Finlandë

Ka vdekur njëri nga tre fëmijët e plagosur nga të shtënat në një shkollë në Finlandë njofton policia.
Policia tha më herët se të tre viktimat ishin 12 vjeç dhe se një i dyshuar, gjithashtu i moshës 12 vjeç, ishte arrestuar.

Prindërit i thanë mediave finlandeze se të shtënat kishin ndodhur në një klasë në shkollën Viertola në Vantaa në veri të kryeqytetit Helsinki.

I dyshuari kishte ikur pas të shtënave dhe përfundimisht u ndalua “në mënyrë të qetë” në rrethin verior Siltamaki të kryeqytetit Helsinki në orën 10:00.