Policia e Kosovës njoftoi se gjatë ditës së djeshme kane ndaluar dy automjete të dyshuara të cilët kanë shfrytëzuar rrugët ilegale për kontrabandë, saktësisht në fshatin Zërnosek.
Në njoftimin e policisë thuhet se në automjete janë gjetur sasi të konsiderueshme të pijeve alkoolike (birra) dhe kazan që shërbjenë për prodhimin dhe pëepunimin e pijeve alkoolike (raki).
“Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra në Mitrovicën e Veriut
Prishtinë 25 Mars 2024
Policia e Kosovës, konkretisht njësitet patrulluese policore, në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në terren, ku me datën 24.03.2024 rreth orës 19:00, gjatë vëzhgimit të rrugëve ilegale që shfrytëzohen për kontrabandë, më saktësisht në fshatin Zërnosek, KK Leposaviq, kane ndaluar dy automjete te dyshuara:
1. Automjeti VW ngjyrë e kaltër, me targa serbe, me ngasës mashkull kosovar, në të cilin kishte të ngarkuar një sasi të konsiderueshme të pijeve alkoolike (birrë) ne vlere rreth 1200 euro.
2. Automjeti Furgon Mercedes, ngjyrë portokalli dhe e bardhë, me targa serbe, me ngasës mashkull kosovar në të cilin kishte të ngarkuar kazan(8 copë) që shërbejnë për prodhimin dhe përpunimin e pijeve alkoolike (raki) ne vlere rreth 5600 euro.
Pasi qe vozitesit nuk posedonin dokumentacion mbi prejardhjen e mallit të ngarkuar, I njejti është konfiskuar dhe dërguar në terminalin doganor, kurse ndaj vozitësve janë zbatuar procedurat e zakonshme për kalim ilegal të kufirit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
