Kumboi “Sërish vjen marsi” në Kuvendin e Kosovës, Ilir Shaqiri këndoi me rastin e 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

TË FUNDIT

Ilir Shaqiri ka kënduar “Sërish vjen marsi” në Kuvendin e Kosovës, për nder të Epopesë së Jasharëve. Kjo ndodhi në seancën solemne për nder të 26-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

5 marsi i vitit 1998 shënon fillimin e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të udhëhequr nga komandanti legjendar Adem Jashari.

Në datat 5, 6 dhe 7 mars u vranë mbi 50 persona në fshatin Prekaz, prej tyre, fëmijë, gra e pleq.