Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Ukraina do të vijë bashkë me fitoren e saj në luftën ndaj Rusisë.
Osmani, në margjinat e Samitit “Ukrainë – Europa Juglindore”, që po mbahet në Tiranë të Shqipërisë, tha para mediave se Kosova do të vazhdojë mbështetjen ndaj Ukrainës, kundër agresionit ushtarak rus.
“Këto janë çështje bilaterale, ne gjithnjë e kemi bërë një kërkesë të tillë, do të vazhdojmë ta bëjmë, me mirëkuptimin e plotë që Ukraina është në gjendje të jashtëzakonshme, është në gjendje lufte, duke luftuar për lirinë e saj, për pavarësinë e saj dhe për vlerat që janë aq të rëndësishme për secilin prej nesh. Jam i bindur që ai moment do të vijë bashkë me fitoren e Ukrainës”, tha Osmani.
