Djali i dëshmorit të kombit, Drin Merturi diplomon për oficer në SHBA! FSK: Tregoi rezultate të larta

TË FUNDIT

Oficeri Drin Merturi ka diplomuar në Kursin Bazik për Oficer të Këmbësorisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), duke treguar rezultate të larta në shkollim, dhe duke përfaqësuar Kosovën dhe FSK-në, në mesin e shumë vendeve nga mbarë bota.

Trajnimi IBOLC i mbajtur në bazën ushtarake “Fort Moore” në Geogria, të ShBA-së, është trajnim bazik për oficer të këmbësorisë i cili zgjat 20 javë.

Drin Merturi është djali i dëshmorit të Kombit, Ilir Merturi që flijoi jetën në luftën çlirimtare për lirinë e Kosovës.

Sipas një postimi të FSK-së në “Facebook”, gjatë kësaj kohe oficerët testohen në detyra individuale si navigim, qitje, përgatitje fizike dhe në detyra profesionale dhe ekipore si: udhëheqja e togut në misione ushtarake.

Forca e Sigurisë së Kosovës po rrit numrin e oficerëve të shkolluar nga partnerët strategjik me standardet më të larta të vendeve të NATO-s., me qëllim ndërveprueshmërin me partnerët.