Raportohet për të vdekur pas një sulmi në një universitet në Pragë, sulmuesi eliminohet

TË FUNDIT

Policia në Pragë të Republikës Çeke, ka thënë se ka persona të vrarë dhe të plagosur si pasojë e një sulmi me armë zjarri në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Karlit.

Policia ka thënë se sulmuesi është eliminuar dhe e gjithë ndërtesa është duke u evakuuar.

Disa studentë kanë treguar në platformën X – të njohur më parë si Twitter se kanë mbyllur dyert me mjete të ndryshme për të parandaluar sulmuesin.

Ministri i Brendshëm çek Vit Rakushan, ka thënë për mediat çeke se ka të vdekur, por se nuk mund të spekulojë për shifrën përfundimtare.

Një email që i është dërguar stafit të universitetit, që e ka parë agjencia e lajmeve Reuters, ka paralajmëruar personelin për të shtënat.

“Qëndroni në vend, mos shkoni askund nëse jeni nëpër zyra, mbyllni dyert me orendi dhe ndalni dritat”.

Policia u ka kërkuar banorëve të Pragës që të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre.

Autoritetet e kanë mbyllur gjithë sheshin Jan Palah, ku është ndërtesa e fakultetit, dhe zonën përreth.

Kryeministri çek Petr Fiala, ka thënë se do të anulojë të gjitha planet, pas “ngjarjes tragjike”.

Universiteti i Karlit është në qendër të Pragës, rreth 500 metra prej Urës historike të Karlit – atraksioni kryesor për turistët.