Hoxhaj për Shvarcenberg: Do të mbahet mend për njohjen e pavarësisë së Kosovës

TË FUNDIT

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka rrëfyer një ngjarje me ish-ministrin e jashtëm të Çekisë, Karel Shvarcenberg, i cili vdiq në moshën 85 vjeçare.

Hoxhaj përmes një postimi në “Facebook” ka thënë se Kosova ka humbur një mik të dashur, duke shtuar se Shvarcenberg do të mbahet mend përgjithmonë në Kosovë, që njohu pavarësinë e Kosovës.

“Kam bashkëpunuar për më shumë se dhjetë vite me Schëarzenberg dhe çdokohë Kosova ka pasur mbështetjen e tij për çdo temë, por asnjëherë nuk do t’i harroj dy takime të fshehta që i organizoi ai në kështjellën historike të familjes princërore, me politikanë sllovakë, për ta njohur Kosovën”, ka shkruar nënkryetari i PDK-së.

Schwarzenberg në vitin 2008 kur ishte në krye të postit të kryediplomatit çek, kishte treguar vullnet për ta njohur Pavarësinë e Kosovës vetëm dy ditë pas shpalljes së saj.