Ministri i Punëve të Jashtëm, Bujar Osmani, ishte i ftuar sonte në emisionin Analiza, në TV21. I pyetur për vizitën e Albin Kurtit në Maqedoni dhe bashkëpunimin e tij me opozitën shqiptare, ai u përgjigj se këto orvatje nuk kanë asnjë efekt, sepse graviteti dhe figura e Ali Ahmetit është aq e madhe sa nuk mund të depërtojë askush. Ai shtoi se këto orvatje nuk shërbejnë për asgjë tjetër, veçse të prishin imazhin e Republikës së Kosovës.
“Takimi i Albin Kurtit me opozitën shqiptare nuk ka asnjë efekt, edhe më herët ka pasur orvatje të tilla, ka pasur bashkëpunime të tilla. Graviteti i Ali Ahmetit është aq i madh se nuk mund të depërtojë askush, sepse gravitetin e figurës së tij historike nuk mund ta depërtojë askush. Këto orvatje nuk kanë asnjë efekt, përpos se prishin imazhin e Kosovës. Kur na ftojnë në Bashkimin Evropian ne 6 ministrave të Punëve të Jashtme dhe Kosova e Serbia fillojnë me akuza të ndërsjella, 27 ministrat e jashtëm të BE-së nuk na vlerësojnë veç e veç, por kanë përshtypje për të gjithë ne, kështu dëmtohemi të gjithë.”- tha Osmani.
