Vdes shefi i Wagnerit nga rrëzimi i aeroplanit

TË FUNDIT

Shefi i grupit të mercenarëve rusë Wagner, Yevgeny Prigozhin, ka humbur jetën nga rrëzimi i aeroplanit në Rusi. Kështu ka bërë të ditur një përfaqësues i aviacionit civil i Rusisë.

Në këtë aeroplan, i cili po fluturonte nga Moska në Shën Petersburg, ndodheshin shtatë pasagjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë këta, sipas BBC, raportohen të vdekur, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Më herët, një kanal Telegram i lidhur me Wagner-in, Gray Zone, raportoi se aeroplani u rrëzua nga mbrojtja ajrore në rajonin Tver, në veri të Moskës.

Po ashtu sipas Gray Zone, banorët vendas dëgjuan dy zhurma para përplasjes së aeroplanit.

Ndërsa agjencia e lajmeve Tass tha se aeroplani mori flakë duke u përplasur në tokë, duke shtuar se katër trupa tashmë veçse janë gjetur.

Ata kishin qenë në ajër për më pak se gjysmë ore.