Kosovë, disa të arrestuar në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë

TË FUNDIT

Mëngjesin e sotëm, Policia e Kosovës ka realizuar bastisje në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.

Raportohet se bastisja vjen pas publikimit të incizimeve rreth aferës vaji dhe gruri.

Policia e Kosovës sot ka arrestuar afaristin Ridvan Muharremin për aferën e rezervave shtetërore.

Gjithashtu janë arrestuar edhe dy zyrtarë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësis dhe Tregtisë (MINT) pas bastisjes së këtij dikasteri nga Policia e Kosovës.

Siç po raportohet zyrtarët e arrestuar janë punonjës të kësaj ministrie që janë përmendur në përgjimet e publikuara.

Policia e Kosovës për RTV21 ka thënë se aksioni i sotëm po zhvillohet me kërkesë të Prokurorisë.