Policia e Kapitolit të SHBA-së kontrolloi zyrat e Senatit pas raportimeve për të shtëna, ndërtesat u evakuuan dhe në fund u konstatua se thirrja ishte e rremë, raporton Anadolu.
Policia e Kapitolit tha më parë se nuk kishte “raportime të konfirmuara për të shtëna me armë zjarri”, por mbylli ndërtesat pasi morën një telefonatë shqetësuese.
Pak pas orës 16:00 me orën lokale, policia tha se kishte “pastruar të gjitha ndërtesat” dhe se zyrat nuk u hapën më. Më vonë u konfirmua se nuk kishte asnjë kërcënim aktiv.
Shefi i policisë Thomas Manger u tha gazetarëve në Kapitol se 200 oficerë u vendosën në tre ndërtesa zyrash të Senatit, duke kontrolluar çdo kat pasi policia mori një telefonatë për një burrë që kishte veshur një jelek antiplumb në zonë.
“Nuk gjetëm asgjë shqetësuese. Nuk pati asnjë që kishte dëgjuar të shtëna, dhe sigurisht nuk ka viktima, ndërsa po kalonim nëpër ndërtesë, askush nuk tha se kishte parë ndonjë gjë. Kjo mund të ketë qenë një thirrje e rreme”, tha policia.
